Së fundmi aktori Joe Manganiello ka postuar një foto në Instagram me të dashurën e tij të re, Caitlin O’Connor. Postimi i Manganiello vjen vetëm disa ditë pasi TMZ zbuloi se çifti u transferua së bashku pasi thuhet se filluan të takoheshin në shtator të vitit të kaluar. Manganiello dhe O’Connor janë shumë të dashuruar dhe janë lidhur me rrënjët e tyre në Pittsburg dhe pasionin për të udhëtuar.
Romanca e dyshes vjen vetëm disa javë pas divorcit të Manganiello nga modelja kolumbiane Vergara. Dyshja finalizuan divorcin e tyre në fillim të këtij muaji pas tetë vitesh martesë, pasi kishin njoftuar reciprokisht se po ndaheshin në korrik 2023.
Së fundmi Vergara ka folur për Entertainment Tonight dhe e pyetur për vitin e kaluar, ajo fillimisht tha: “Ka qenë shumë interesante për mua”. Ylli po i referohej qartë divorcit të saj nga Joe Manganiello. “Shumë ndryshime, shumë gjera të mira dhe të çmendura, por edhe të këqija. Gjithçka ndodh. E dini, është ajo që e bën jetën kaq argëtuese dhe interesante”,-shtoi Sofia. Ish-dyshja e njohur përmendën si shkak të ndarjes “marrëveshjet e papajtueshme” mes tyre. Burimet pohuan se aktori ishte ai që donte një fëmijë dhe Vergara ishte ajo që e refuzoi këtë.