Tech

Sipas një studimi të fundit, Apple lejon që fëmijët të kenë qasje në aplikacionet për të rritur!

Sipas një studimi të fundit nga Projekti i Transparencës Teknike (TTP), kompania Apple lejon që përdoruesit e mitur të përdorin aplikacionet për të rriturit. Informacioni që Apple di për një përdorues, përfshin moshën e tyre të vetëdeklaruar dhe ky projekt ka pohuar se nuk zbatohen kufizimet e moshës në App Store.

TTP krijoi një llogari përdoruesi me një datëlindje në shkurt 2007-ës, dhe testoi për të parë se sa mirë zbatoheshin politikat e Apple. Nga studimi u zbulua se edhe pse përdoruesi kishte një moshë të mitur, ata mund të shkarkonin aplikacione të tilla si “Eros: Hook Up & Adult Chat” dhe “KinkD: Kink”, “BDSM Dating Life” nga App Store. Të dy aplikacionet janë cilësuar si +17 nga sistemi i vlerësimit të moshës së Apple, por kur një përdorues i mitur përpiqet t’i shkarkojë, atyre thjesht u paraqitet një njoftim që u kërkon të klikojnë OK për të konfirmuar që janë 17 vjeç e lart. Organizata që u mor me studimin tha se:

Hetimi zbulon probleme të mëdha për masat e sigurisë të fëmijëve në App Store, duke treguar se sa e lehtë është për adoleshentët që të kenë qasje në aplikacionet e të rriturve që ofrojnë takime, biseda erotike, seks rastësor dhe lojëra fati, edhe kur Apple e di se përdoruesi është i mitur.

Apple nuk pranoi të komentojë mbi raportin, por një zëdhënës tregoi për “Guardian” funksionet e kontrollit prindëror të kompanisë. Prindërit mund të zgjedhin se cilat aplikacione mund të shkarkojnë fëmijët, të vendosin sa kohë mund të kalojnë çdo ditë në aplikacione dhe faqe të veçanta dhe të sigurohen që ata mund të blejnë ose shkarkojnë vetëm aplikacione të përshtatshme për ta.

Rikujtojmë se, kur Tim Cook mori drejtimin si shef ekzekutiv i “Apple”, ishte një tranzicion korporativ ndryshe nga të tjerët. Ai doli nga hija e njërit prej CEO-ve më të njohur amerikanë dhe mori frenat e një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë duke u përballur me një pasiguri se sa më i suksesshëm mund të ishte. Vetë Cook, i cili në 2014 u bë një nga CEO-të e parë kryesorë që doli si homoseksual, është përfshirë në avokimin e të drejtave LGBTQ+. Cook doli e foli publikisht si homoseksual në një editorial për “Bloomberg Business”.