Celebrities Gossip Showbiz

Sot 2 muaj si burrë dhe grua, Kiara Tito poston foton e veçantë me Luiz Ejllin!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Ditën e sotme Luizi dhe Kiara festojnë 2 muaj si burrë dhe grua. Një dasmë që u zhvillua në finalen e madhe të ‘BBV2″ dhe arriti të kishte vëmendjen e të gjithëve për disa kohë. Këtë na e ka kujtuar vetë Kiara, e cila ka ripostuar një foto nga dasma në Instastory.

Ditën e sotme pasi është kthyer nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” që po zhvilloheshin në Shkodër, Luiz Ejlli ka treguar se ka shkuar në zyrat e Top Channel dhe ka ngritur dyshimet se mos ndoshta do të jetë përsëri pjesë në sezonin e ri të “BBV”. Kjo pasi gjatë videos është shprehur me disa fjalë dhe ka treguar logon e “BBV”.