Lifestyle Love & Sex Sex

Studim/Çfarë ndodh me ‘të pangopurit’ me seks?!

Shkencëtarët e Universitetit në Exeter, kanë dëshmuar që marrëdhëniet e tepërta seksuale çojnë në rritjen e madhe të organeve gjenitale të meshkujve, e cila evoluon nëpër dhjetë gjenerata të ardhshme në linjën gjenetike. Studimet më të reja kanë treguar që madhësia e penisit varet nga sasia e marrëdhënieve seksuale gjatë jetës. Megjithatë, seksi i tepërt mund të krijojë probleme serioze.

Dr. Megan Head, autore e hulumtimit, thotë që forma e një organi gjenital, i cili “komunikon” seksualisht me organin tjetër, çon pikërisht në ndryshime të formës së organit gjenital të pjesëmarrësit tjetër në marrëdhënie, që quhet koevolucion. Forma e gjenitaleve sillet në raport me konstruktin e trupit, gjë që shihet më së miri te kafshët.

Për këtë shkak është bërë ky hulumtim në të ashtuquajturat insekte të varrezave, të cilat kujdesen posaçërisht për trashëgimtarët e tyre. Dr. Pavet Hopwood, pjesëmarrës në eksperiment, thekson që këto hulumtime tregojnë që konflikti i interesave seksuale midis meshkujve dhe femrave shihet në ndryshimin e formave të organeve gjenitale, gjë që ndikon në gjeneratat e ardhshme, madje relativisht shpejt.

Shumica e njerëzve e njohin të paktën një person që shikon rregullisht filma pornografikë, ose që fundja i shikojnë vetë. Një studim i ri ka treguar se të parit të filmave të tillë më shpesh se një herë në javë mund t’i shkaktojë njerëzit të mbajnë besime më të forta religjioze sesa ata të cilët shikojnë filma të tillë më rrallë.

Hulumtuesit thonë se kjo mund të jetë për shkak se ata tentojnë t’i kompensojnë ndjenjat e fajit me lutje. Samuel Perry ka analizuar të dhënat e më shumë se 1.300 amerikanëve përgjatë një periudhe mbi 6-vjeçare për të zbuluar se shikimi i filmave pornografikë shkakton besime religjioze me kohën.