Lifestyle Love & Sex

Studim/Gjenet mund të vendosin nëse jeni të lumtur në martesën tuaj!

Që nga vitet 1970 ka pasur një rritje të konsiderueshme të shkallës së divorcit në nivel global. Prandaj, nuk është për t’u habitur që studiuesit bëjnë çmos për të gjetur shkaqet e ndryshme që mund të çojnë në ndarje. Disa prej tyre studiojnë edhe faktorët që mund ta bëjnë një martesë më të suksesshme dhe harmonike, zakonisht duke marrë parasysh moshën dhe nivelin arsimor të çifteve.

Ne u hasëm në një studim që sugjeron se gjenet tona mund të luajnë një rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për një martesë të lumtur.

1.Lidhja midis gjeneve dhe një martesë të lumtur…

Studiuesit në Universitetin e Arkansas studiuan 71 çifte të porsamartuar, duke u kërkuar atyre të plotësonin anketa për marrëdhënien e tyre çdo 4 muaj, për 3 vjet. Ndërkohë, ata morën edhe mostra të ADN-së nga çiftet. Shkencëtarët që kryen studimin zbuluan se një variacion gjen mund të jetë përgjegjës për një martesë të suksesshme. Sipas rezultateve, njerëzit që kishin ‘gjenin e martesës’ raportuan se kishin një marrëdhënie shumë më të lumtur sesa ata të cilëve u mungonte.

2.Çiftet që kanë “gjenin e martesës” zhvillojnë një lidhje më të fortë.

Studimi sugjeron se gjenet mund të kenë një ndikim në procesin e lidhjes që ndodh në ditët e para të martesës. Të kesh një lidhje të fortë është thelbësore nëse 2 persona planifikojnë të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku. Dhe ata që kanë ‘gjenin e martesës’ raportuan një lidhje më të fortë dhe më pak vështirësi me partnerin e tyre.

3.ADN-ja jonë mund të ndikojë në nivelin tonë të besimit, faljes dhe kënaqësisë në një marrëdhënie.

Shkencëtarët që kryen studimin gjetën një lidhje të qartë midis “gjenit të martesës” dhe faktorëve të tjerë të rëndësishëm në një marrëdhënie, përveç lidhjes. Ata që kanë variacionin e gjeneve i besojnë më shumë partnerit të tyre, mund t’i falin më lehtë dhe në përgjithësi janë dukshëm më të kënaqur me jetën martesore sesa ata që nuk e kanë këtë gjen.

4.Studime të tjera konfirmojnë se gjenet mund të parashikojnë cilësinë e një martese.

Hulumtimet e mëparshme duket se vërtetojnë se gjenetika luan një rol të rëndësishëm në suksesin e një martese. Sipas një studimi të vitit 2017, divorci mund të jetë gjenetik dhe nivelet e larta të divorcit mund të trashëgohen ashtu si atributet e tjera. Ndërsa një studim tjetër më i fundit sugjeron se oksitocina, e njohur gjerësisht si “hormoni i dashurisë”, mund të jetë çelësi i një martese të suksesshme. Sipas studiuesve, gjeni përgjegjës për rregullimin e prodhimit të oksitocinës mund të ndikojë në kënaqësinë që njerëzit ndjejnë në marrëdhëniet e tyre intime.

5.Çiftet të cilëve u mungon “gjeni i martesës” mund të kenë ende një marrëdhënie të shëndetshme.

Edhe nëse asnjë nga partnerët nuk është i bekuar gjenetikisht, kjo nuk do të thotë se martesa e tyre është e dënuar të dështojë. Çiftet që nuk e kanë “gjenin e martesës” mund të kenë ende një marrëdhënie të gjatë dhe të shëndetshme nëse mund të kapërcejnë disa vështirësi.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se një burrë në Bagdad, Irak thuhet se e la gruan e tij në ditën e tyre të dasmës, sepse ajo kërceu me një këngë “provokuese”. Kënga në fjalë titullohej “Mesaytara” e Lamis Kan, e cila, kur përkthehet, dyshohet se do të thotë “Unë jam dominues” ose “Unë do t’ju kontrolloj”, raportuan mediet e huaja. Zbuloni më shumë në këtë link.