Lifestyle Love & Sex Sex

Studim i ri/ Nëse dyshoni se partneri po ju tradhton, na lini t’ju themi se mund të jetë me dikë që ju e njihni tashmë!

Nëse dyshoni se partneri juaj po ju tradhton, sigurohuni a takohet shpesh me njerëz të tillë. Madje një e treta e tradhtive ndodh me personat që i keni rreth jush.

Sipas një studimi amerikan, shanset më të shpeshta janë që partneri t’ju tradhtojë pikërisht me ta. Pa marrë parasysh gjininë, njerëzit shpesh kanë fantazi për personat që janë afër tyre.

Tradhtia është pak më e shprehur tek burrat. Megjithatë, romancat e tilla kryesisht janë të destinuara në një afat shumë të shkurtër. Sipas këtij hulumtimi, pothuajse një e treta e grave kanë pranuar që kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra nga lagjja, siç mund të jetë një fqinj, ose me një koleg.

Madje 60 % e lidhjeve të tilla kanë qenë për vetëm një natë, 14 % e tyre e kanë vazhduar lidhjen për disa javë, ndërsa vetëm te 6 % ka vazhduar deri në një vit. Është interesante që madje 62 % e grave fantazon për seksin me fqinjin, ndërsa 70 % e burrave fantazon për seksin me një fqinje.

Pra, harroni vajzat e panjohura që partnerët tuaj po i shikojnë në rrjetet sociale. Ato nuk janë një kërcënim i madh për ju, sepse ata kryesisht kanë kontakt vetëm përmes internetit dhe zakonisht nuk kanë komunikim të drejtpërdrejtë. Gjithashtu, mund të merrni frymë të lehtësuar kur bëhet fjalë për kolegët në punë.

‘Kërcënimi’ më i madh është pikërisht në lagje. Ekspertët thonë se në shumicën e rasteve gjithçka është në nivelin e imagjinatës, por nëse keni ndonjë dyshim, kontrolloni nëse tradhtia bashkëshortore po ndodh para syve tuaj.

Të jesh në një lidhje është diçka mjaft e lezetshme, por nëse je lënduar ndonjëherë, me siguri e di se sa ndjesi e keqe është të ndihesh i tradhtuar. Qoftë nëse je ti tradhtari apo je ai që u tradhtua është një situatë e keqe që i bën të gjithë të ndihen si mbeturina. Por nëse menduat se të tradhtosh thjesht do të thoshte të afroheshit me dikë tjetër jashtë marrëdhënies suaj, mendojeni përsëri. Në fakt shumë njerëz mendojnë se tradhtia emocionale është po aq e keqe sesa tradhtia fizike.

Me siguri me qindra herë kemi menduar për temëne tradhtisë dhe ndoshta keni pasur dilema se a do të falni atë apo jo. Tani shkencëtarët ju kanë ardhur në ndihmë dhe më në fund kanë zbuluar që tradhtia bën pjesë “tek sëmundjet kronike”. Kështu që, vajza dhe djem, me siguri e keni dëgjuar së paku njëherë thënien e vjetër “ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron.” Nga kjo lidhet dhe fakti se kush tradhton njëherë, do ta bëjë sërish.