Health & Beauty

Studim/Vendi ku keni lindur përcakton rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit!

Vitet e fundit, kërkimet shkencore janë fokusuar në lidhjen mes mjedisit dhe shëndetit dhe një provë na vjen nga Kongresi i Shoqatës Evropiane të Onkologjisë. Gratë që punojnë dhe jetojnë në mjedise me nivel të lartë ndotjeje, nga ajri te grimcat e pluhurit kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri i gjirit se ato që punojnë dhe jetojnë në zona më pak të ndotura.

Të dhënat treguan një lidhje midis ekspozimit afatgjatë ndaj ajrit të ndotur dhe grimcave të pluhurit në shtëpi, punë dhe riskut për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Në studim, ekspozimi ndaj ndotjes në shtëpi dhe vendit të punës te 2,419 gra me kancer gjiri u krahasua me atë të 2,984 grave pa kancer gjiri nga viti 1990 deri në vitin 2011. Rezultatet treguan se rreziku i kancerit të gjirit u rrit me 28% kur ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit u rrit me 10 μg (mikrogramë) /m3.

“Ka prova të forta epidemiologjike dhe biologjike të lidhjes ndërmjet ekspozimit ndaj grimcave PM2.5 (grimcat e ajrit me diametër 2.5 mikron) dhe kancerit,”-tha Jean-Yves Blay, drejtor i Politikave Publike në Esmo. Blay shtoi se:

Reduktimi i grimcave PM2.5 në ajër në nivelin e rekomanduar nga OBSH është kritike për shkak të lidhjes së tyre me një sërë kancerësh, përfshirë kancerin e gjirit. Ne kemi përgjegjësinë për të nxitur këtë ndryshim, jo vetëm për njerëzit në Evropë, por në mbarë botën.

Ndërkaq, mamografia është një ekzaminim imazherik, me nivele shumë të ulëta të ekspozimit ndaj rrezatimit, që evidenton ndryshimet në strukturën dhe dendësinë e gjirit, si përshembull, formacionet e kalcifikuara (mikro kalcifikimet). Ajo shërben për depistimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe është një ekzaminim plotësues, krahas palpimit dhe ekos së gjirit. Kur duhet kryer mamografia dhe a ka nevojë për përgatitje specifike? Zbulojeni duke klikuar në këtë artikull.