Celebrities Gossip Showbiz

Sukses i jashtëzakonshëm, ‘thumba’ për kolegët dhe shumë të papritura, Don Xhoni habit me postimet më të fundit…

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projektet më të fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka disa muaj që ka publikuar EP-në e tij të parë (mini- album) dhe projektin solo ‘Rruga’.

Duket se Don Xhoni ka vendosur të publikojë një surprizë të re dhe këtë na e ka treguar në mënyrën më të veçantë, teksa ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga videoklipi që padyshim vëmendjen më të madhe e mori faktin se ish- e dashura e tij ruse, Ariana është protagoniste dhe shfaqet e veshur si nuse.

Kënga e tij ende e papublikuar, ka ‘thyer rrjetin’ duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm, teksa numëron në vetëm 24 orë 1 milion klikime në Instagram dhe TikTok. Teksa e ka treguar këtë në llogarinë e tij personale, krahas reperi nuk e ka kursyer një ‘thumb’ për kolegët e tij dhe ka paralajmëruar një të papritur ditën e sotme sapo të publikohet kënga.

2 milion total pa dalë kënga. Bëni bashkëpunime, jepini zor

Ky padyshim që është një ‘thumb’ shumë i ashpër ndaj gjithë artistëve që kanë sjellë bashkëpunime për fillimin e këtij sezoni veror për të patur sa më shumë klikime dhe koncerte. Për sa i përket befasisë, na duhet të presim dhe pak orë. Mos ndoshta Don Xhoni do të na konfirmojë ribashkimin me Ariana-n?