Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni sapo ‘shpërtheu rrjetin’ me surprizën e tij!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ sapo publikoi EP-në e tij të parë (mini- album). Brenda vetëm para pak orësh, artisti ka ndarë me ne disa prej këngëve të shoqëruara së bashku me videoklip.

Epo Don Xhoni me të vërtetë i bëri ndjekësve dhuratën më të bukur për këtë fundvit.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 2 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 32 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku.