Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni arrin suksesin e parë me këngën e tij më të fundit!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka shumë pak që ka publikuar EP-në e tij të parë (mini- album). Brenda vetëm para disa javësh, artisti ka ndarë me ne katër prej këngëve të shoqëruara së bashku me videoklip.

Por, kjo gjë duket se nuk e ndalon Xhonatanin, i cili vetëm disa orë më parë ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor. E nuk bëhet fjalë për një këngë dashurie, por për një rrymë rap ashtu si jemi mësuar ta shohim ta shohim gjithmonë artistin. E tanimë, ashtu si vetë ai kërkon në këngë, quajeni ‘Don Xhon Rruga’ ashtu si titulli i vetë këngës.

Vetëm dy ditë nga publikimi reperi numëron afro 1 milion klikime në platformën YouTube duke rezultuar kështu një sukses i vërtetë.

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për pasionin e tij të madh që është boksi. Shumë pak herë Don Xhoni ndan me ne postime nga ky talent i tij pasi shumicën e kohës i përkushtohet muzikës, por sigurohet që këtë pjesë të mos e lë pas dore.