Auto & Moto

Sukses i vërtetë, modeli Ioniq 6 i Hyundai shitet për 24 orë!

Janë dashur vetëm 24 orë nga fillimi i shitjes, që të “zhduken” të gjitha modelet e Hyundai që ishin të disponueshme në treg. Më 9 nëntor filloi shitja e modelit Ioniq 6 në pjesë të caktuara të tregut evropian. Ky model u shit brenda 24 orëve. Duhet pasur parasysh se modeli ishte ofruar në Gjermani, Britani të Madhe, Francë, Holandë dhe Norvegji.

Fatlumët që arritën të rezervojnë një të tillë, duhet të presin të paktën deri më marsin e vitit të ardhshëm. Të tjerët do të duhet të presin deri në pranverë. Hyundai Ioniq 6 vihet në lëvizje nga dy motorë elektrikë që në mënyrë të kombinuar prodhojnë 325 kuaj-fuqi, kurse bateria ka një kapacitet prej 77.4 kvh. Në Gjermani është ofruar me një çmim fillestar prej 66.400 euro.

Rikujtojmë, se kompania Hyundai po përgatitet për nxjerrjen në treg tanimë të shumëpritur të modelit Ioniq 5 N. Hyundai e ka konfirmuar se makina do të dalë në shitje vitin e ardhshëm dhe se shumë nga teknologjia e saj do të vijnë nga koncepti RN22e dhe Kia EV6 GT. Pamjet e fundit të fotografuara konfirmojnë se makina do të ketë një qëndrim shumë më të gjerë.

Kur bëhet fjalë për ngarjen e 5 N, do të ketë një sërë funksionesh të ndihmës së shoferit në dispozicion dhe modaliteti i famshëm drift është konfirmuar gjithashtu.  Hyundai gjithashtu ka shpalosur planet se si pret të bëhet një lider në SHBA me një plan që thotë se do t’i kushtojë më shumë se 10 miliardë dollarë. Sipas mediave të huaja, prodhuesi i automjeteve synon të investojë në automjete elektrike, teknologji autonome, robotikë dhe udhëtime ajrore në mënyrë që të sigurojë rritjen e saj në të ardhmen.