Celebrities Music Showbiz

Sukseset nuk kanë fund për artisten me famë botërore Dua Lipa!

Dua Lipa është një nga artistet me origjinë shqiptare më të suksesshme në botë. Përveç këngëve të saja që kthehen në hite menjëherë pas publikimit të tyre edhe turneu i saj botëror ka arritur që të marrë një vëmendje shumë të madhe. Por përveç vëmendjes edhe fitimi gjithashtu ka qenë shumë i madh dhe kjo normalisht për shkak të suksesit.

Deri tani vlera në bizneset e saj që kanë të bëjnë me turneun ka arritur deri në 32.5 milionë funte  ose më saktë 38.5 milionë euro, pavarësisht nga pandemia e COVID-19 duke i bërë dy kompanitë e saj të vlejnë më shumë se 59.3 milionë euro. Rritja e madhe me një vlerë prej 6.5 milionë euro nga 28 milionë funte (33.2 milionë euro) vitin e kaluar besohet se rrjedh nga shitja e biletave të bëra për turneun e saj botëror të “Future Nostalgia”, i cili do të zhvillohej pikërisht kur filloi izolimi nga koronavirusi.

Turneu nga prilli deri në qershor të vitit 2020 u anulua dhe u riplanifikua disa herë dhe vetëm tani pas dy vitesh ka rifilluar, shkruan DailyMail.
Por, për shkak se biletat dolën në shitje në vitin 2019, ylli ka parë një rritje masive në kompaninë e saj të turneut të titulluar ‘Dua Lip Live LLP’.
Me asetet nga kompania tjetër e saj ‘Dua Lipa Limited’, e cila vlen 22.6 milionë euro, do të thotë se vlera e saj toale tani është 61.2 milionë euro.

Albumi i 26-vjeçares “Future Nostalgia” ka qenë një hit mbarëbotëror dhe është albumi më i dëgjuar i një artiste femër në platformën  e “Spotify”. Ajo filloi një turne 71 ditor në muajin shkurt, i cili do ta çojë atë në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, përpara se të shkojë më pas në Evropë dhe në Australi dhe në Zelandën  e Re. Kujtojmë gjithashtu se turneu i saj filloi në Miami dhe pas tij ajo u nis për në Portland të martën.