Celebrities Gossip Music Showbiz

E para artiste femër, Dua Lipa shkruan historinë me këngën “Levitating”!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të mos ndalet me sukseset e saj të njëpasnjëshme. Me këngën “Levitating”, që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, ajo ka arritur suksesin e radhës. “Levitating” është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.

Projekti muzikor i Dua-s ka qëndruar gjithsej 70-të javë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “How Do I Live” që qëndroi për 69 javë në top-listë. Këtë lajm të gëzuar Lipa e ka shpërndarë edhe në llogarinë e saj në Instagram, aty ku numëron mbi 80 milionë ndjekës.

Ndërkaq, bukuroshja së fundmi ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas. Ajo ka mbajtur edhe një fjalim rreth promovimit të gjuhës, kulturës dhe artit shqiptar. Dua ka publikuar disa foto në rrjetin e saj social Instagram ku shihet në prani të fëmijëve, duke mbajtur një fjalim e në një tjetër duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se Dua dhe Megan Thee Stallion kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri, së bashku me një video muzikore shoqëruese që u konceptua nga Megan dhe me regji nga Dave Meyers. Në klip, Dua dhe Megan frymëzohen nga Hansel dhe Gretel dhe tema të tjera fantazie, duke mirëpritur një dyshe burrash që nuk dyshojnë në strofkën e tyre përfundimisht duke i joshur ata drejt vdekjes.

Dhe nuk mbaron me kaq. Së fundmi Dua do të jetë pjesë e filmit të ri me spiunë të regjisorit Matthew Vaughn, “Argylle”. Nuk dihen shumë detaje rreth rolit që ylli i hitit “Don’t Start Now” do të ketë në këtë projekt, por publikut tashmë i janë ofruar pamjet e para të filmit përmes një traileri 8 sekondash teksa Lipa shihet në shoqërinë e kolegut të saj, Henry Cavill.