Gossip Showbiz

“Suksesi nuk është gjithçka”…Justin Bieber heq dorë përfundimisht nga telefoni?!

Këngëtari i famshëm kanadez, Justin Bieber mësohet se së fundmi nuk përdor më telefon dhe jeta e tij është bërë më e mirë. Këngëtari mban tashmë vetëm një iPad për të kontaktuar me ekipin e tij. Ndërkaq, ai ka thënë se:

Kam mësuar se si të vendos kufij dhe thjesht ndjej se nuk i detyrohem askujt asgjë. Kjo më ka ndihmuar të jem në gjendje të them thjesht “jo” dhe të jem i vendosur në atë që them. Dua me gjithë zemër t’i ndihmoj njerëzit, por unë nuk mund të bëj gjithçka. Në këtë pikë të jetës, kam arritur një nivel suksesi aq shumë herë sa e di se suksesi nuk është gjithçka, nuk është ajo që më sjell në kulmin e lumturisë sime. Unë thjesht ndryshova përparësitë e mia në mënyrë që të mos bëhesha thjesht “një statistikë” tjetër në muzikë. Qëllimi im i vetëm tani është ta përdor muzikën time për të frymëzuar.

Rikujtojmë, se së fundmi Justin dhe Hailey kanë shitur zyrtarisht së fundmi shtëpinë e tyre të parë në Beverly Hills.

Para pak kohësh Bieber ka bërë realitet edhe ëndrrën e tij për makinën e personalizuar.