Gossip Showbiz

Justin Bieber shet zyrtarisht shtëpinë e tij super luksoze! Njihuni me shifrën marramendëse!

Këngëtari i fashmëm kanadez Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Bieber kanë shitur zyrtarisht shtëpinë e tyre të parë në Beverly Hills. Sipas revistës “People”, rezidenca prej 6,132 metrash katrorë dhe e mobiluar plotësisht u shit për vlerën 7,955 milion dollarë, duke marrë kështu një humbje prej 545,000 dollarësh, pasi çifti e bleu këtë shtëpi për 8,5 milion dollarë në 2018.

Këngëtari u duk se ishte gati të ndahej me pronën brenda pak muajsh, pasi ai postonte shpeshherë foto në Instagram dhe ofrohej për ta shitur atë.

Unë mendoj se dua të shes shtëpinë time në Beverly Hills. Do ta shes me të gjitha orenditë që ka brenda. Kush ka ndonjë ofertë për këtë shtëpi?