Celebrities Showbiz

Sushi mbi vajza të zhveshura, festa e ditëlindjes së Kanye West zemëron njerëzit në rrjet!

Kanye West është sërish në qendër të vëmendjes dhe këtë herë shkak është bërë festa e tij e ditëlindjes. Reperi mbushi 46 vjeç dhe e festoi ditëlindjen me disa vajza të zhveshura, që në trupin e tyre servirej sushi dhe ushqime të tjera japoneze.

Teknika e përdorur në festë quhet “Nyotaimori”, që do të thotë sushi nga trupi. Ndër të ftuarit në ditëlindje ishte edhe vajza e tij, North, e cila e pa gjithë festën dhe kjo ishte një ndër arsyet përse ai po kritikohet kaq shumë. E gjitha kjo situatë ka zemëruar njerëzit në rrjet të cilët kanë shpërthyer në reagime negative kundrejt reperit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

“Çfarë do të mendojë pastori për këtë?”, shkroi dikush, referuar faktit që Kanye është besimtar dhe praktikant i fesë së krishterë. Të tjerë njerëz e quajtën “të neveritshëm” dhe “të tepruar” faktin që North ishte pjesë e festës dhe e gjithë “ceremonia” ndodhi në praninë e saj.

Së fundmi reperi i njohur Kanye West e ka gjetur veten në telashe ligjore pasi ndau një foto të një redaktoreje të “Vogue” për ta tallur atë. 46-vjeçari është paditur nga fotografja Michaela Efford, e cila thotë se ai ka përdorur një foto të sajën pa paguar ose pa marrë leje për ta përdorur atë. Ajo kishte shkrepur një foto të redaktores së “Vogue”, Gabriella Karefa-Johnson, të cilën West e ndau në Instagramin e tij për të tallur veshjen e saj. Ajo kërkon një shumë të pacaktuar akoma për dëmshpërblim.