Celebrities Gossip Showbiz

Talenti i Heidi Klum është të ‘ndalojë’ djersën në fytyrë teksa është në xhirime!

Supermodelja Heidi Klum zbuloi kohët e fundit aftësinë e saj befasuese për t’u dukur gjithmonë perfekte në tapetin e kuq dhe në xhirime. Ajo thotë se mund të ndalojë djersitjen e fytyrës së saj. Gjatë paraqitjes së saj të fundit në “The Late Show With Stephen Colbert”, 49-vjeçarja shpjegoi se si artistët e grimit në xhirime shpesh shkojnë për t’u siguruar që fytyra e saj të jetë pa djersë.

Ata vijnë gjatë gjithë kohës dhe vendosin pudër në fytyrën tuaj 24/7. Kështu që unë i them vetes: Mos u djersit në fytyrë. Thjesht i them vetes mos djersit në fytyrë! Sepse s’më pëlqen djersa në fytyrë.

Fatkeqësisht, truku nuk funksionon kur bëhet fjalë për pjesën tjetër të trupit të Klum e cila duke qeshur e duke treguar sqetullat pohon se:

Unë djersitem kudo ku nuk e shihni. Ky është talenti im. Është i fshehur, sepse nuk e tregoj.

Gjatë intervistës së saj, modelja gjermano-amerikane foli edhe për këmbët e saj të famshme, që dikur u siguruan nga Lloyd’s of London për 2 milionë dollarë por njëra këmbë u konsiderua më e shtrenjtë se tjetra. Duke treguar këmbën e saj të majtë, Klum tha se:

Unë mendoj se kjo ishte ndoshta vetëm 700,000 dollarë dhe kjo ishte rreth 1.3 milion dollarës sepse kam një shenjë të vogël në këmbën e majtë kur shkela në një xham.

Ndërkaq, Heidi është shprehur gjithmonë shumë e lumtur që vajza po ndjek hapat e saj. Super ylli i pasarelave ka shprehur para pak kohëve për “People” se ishte e sigurt në aftësinë e Lenit në botën e modelingut, pavarësisht se kishte punë të madhe përpara. Leni Klum duket se nuk po ndjek vetëm karrierën e modelingut si mamaja e saj por po i ‘kopjon’ edhe stilin. Së fundmi bukuroshja ka zgjedhur që për mbrëmjen e maturës të veshë fustanin e vjetër të nënës së saj.