Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Vajza e Heidi Klum vendos t’i japë një ‘jetë të dytë’ fustanit ikonik të nënës së saj!

Supermodelja Heidi Klum është shprehur gjithmonë shumë e lumtur që vajza po ndjek hapat e saj. 48-vjeçarja ka shprehur para pak kohëve për “People” se ishte e sigurt në aftësinë e Lenit në botën e modelingut, pavarësisht se kishte punë të madhe përpara. Leni Klum duket se nuk po ndjek vetëm karrierën e modelingut si mamaja e saj por po i ‘kopjon’ edhe stilin.

Së fundmi bukuroshja ka zgjedhur që për mbrëmjen e maturës të veshë fustanin e vjetër të nënës së saj. Leni i postoi fotot në Instagram duke treguar fustanin elegant të zi dhe duke shkruar se:

Mbrëmja e maturës me fustanin e mamit.

Rikujtojmë, se Heidi e veshi fustanin e satenit në vitin 1998 për xhirimet e “Comic Relief VIII”, një ngjarje komedi live për bamirësi, ku u paraqitën Billy Crystal, Whoopi Goldberg, Robin Williams dhe Jason Alexander. Ish-engjëlli i Victoria’s Secret e stiloi fustanin me flokë të drejtë, me një varëse ari dhe taka të zeza, një pamje tipike e viteve ’90.

Ndërkaq, vajza e saj ishte kombinuar me një varëse të thjeshtë diamanti dhe me një çantë Alexander Wang e zbukuruar me gurë. Karriera si modele e Lenit ka marrë një hov të madh që kur ajo u shfaq në kopertinën e ‘Vogue Germany’ së bashku me nënën e saj, në dhjetor 2020. Karriera e adoleshentes mund të jetë parashikuar para se ajo madje të lindte pasi Klum zbuloi së fundmi se ishte shtatzënë me Leni-i kur eci në “Victoria Secret Fashion Show” në vitin 2003.