Celebrities Gossip Music

Tani mund të themi se Adele është rikthyer plotësisht! Arsyeja është…

Pavarësisht se gjithçka është mbajtur sekret përsëri fansave të Adele nuk u ka shpëtuar gjë! Arsyeja ka qenë se këngëtarja bukuroshe ka marrë pjesë në shfaqjen e ardhshme të ‘One Night Only’ në “CBS TV” me Oprah Winfrey. Kjo shfaqje do të transmetohet me datë 14 nëntor.

Këngëtarja 33-vjeçare, performoi në skenën e Observatorit Griffith në Los Angeles, në Kaliforni për një koncert shumë të veçantë, përpara se të ulej me drejtuesen e emisionit për një intervistë. Ishte Lorraine Kelly ajo që iu dha fansave një pamje paraprake gjatë mbrëmjes dhe të shfaqjes speciale.

Performance: The singer, 33, took to the stage at the Griffith Observatory in Los Angeles, California for an intimate concert before sitting down with the chat show host for an interview

Vlen pë t’u përmendur se kënga e Adele me titull ‘Easy On Me’ është publikimi i parë i Adele nga albumi i saj i ardhshëm ’30’, i cili është do të publikohet më 19 nëntor. Ylli gjithashtu theu një rekord të dytë zyrtar të ‘Chart’ në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kënga e saj e re fitoi një sukses të padiskutueshëm në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë.

Hiti kryesoi edhe mposhti edhe rekordin e mëparshëm të mbajtur nga këngëtarja e pop-it Ariana Grande, kënga ‘7 Rings’ në janar të vitit 2019 arriti një sukses shumë të madh.

Kënga e fundit e Adele dominoi gjithashtu edhe radiot në Mbretërinë e Bashkuar pasi gjatë shtatë ditëve të fundit është bërë rekordi i parë i këtij viti që thyen rekord dhe arrin mbi 100 milionë dëgjues në vetëm një javë.

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi këngëtarja e njohur dhe e dashur për të gjithë ka vendosur që t’ju përgjigjet 73 pyetjeve nga ‘Vogue’. Një intervistë shumë interesante, në të cilën Adele ka treguar dhe ka zbuluar edhe shumë të pathëna dhe sekrete të bukura nga e gjithë jeta e saj qoftë personale por edhe nga karriera muzikore.

Nëse jeni kuriozë që të zbuloni se cilat janë pesë gjëra që ndoshta nuk i keni ditur kurrë për Adele, klikoni këtu.