Të gjithë u habitën kur dëgjuan se këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ishte ndarë përfundimisht nga i dashuri i saj, Anwar Hadid. Prej disa kohësh perflitej gjithandej në lidhje me këtë derisa ndarja u konfirmua zyrtarisht. Revista “OK” raportoi se ylli i muzikës pop dhe Anwar kanë vendosur t’i japin fund njëherë e mirë lidhjes së tyre dy vjeçare. Shkak është bërë distanca mes tyre pasi këngëtarja ka qëndruar në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri ndërsa Anwar në New York.
Dhe siç zakonisht ndodh që pas një ndarjeje një vajzë të ndryshojë look-un e saj, këtij trendi padiskutim nuk mund t’i shpëtonte as Dua. Bukuroshja së fundmi ka publikuar disa foto në rrjetin e saj social Instagram dhe ajo që vumë re është ndryshimi në flokët e saj. Lipa i është rikthyer stilit ‘bob’, të prera shkurt që mesa duket pritet të jetë edhe trendi i flokëve të vitit 2022.
https://www.instagram.com/p/CXi3pV2s4nV/
Rikujtojmë, se pak ditë më parë 26-vjeçarja, ka njoftuar se nuk do të performojë në “iHeartRadio Jingle Ball” sepse ishte diagnostikuar me laringit. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Dua anuloi edhe koncertin “Jingle Ball” përsëri për shkak të sëmundjes së saj.
Përpos gjithçkaje artistja ka vendosur që nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram t’i lajmërojë të gjithë fansat dhe ndjekësit në lidhje me datat e zhvillimit të turneut të saj me titull “Future Nostalgia” konkretisht në muajin shtator të vitit 2022 në Meksikë, Kolumbi dhe në Argjentinë.
Llogaritë bankare të Dua-s po lulëzojnë, kjo është pak po e sigurt. Sipas një raporti të ri nga “The Sun”, fituesja e Grammy-t fitoi mbi 2.5 milionë dollarë në muaj gjatë këtij viti. Kjo do të thotë që Dua ka fituar 82,000 dollarë çdo ditë, gjë që e dyfishoi pasurinë e saj në harkun e një viti të vetëm. Vlerësimet thonë se ajo fitoi rreth 30 milionë dollarë në vitin 2020 dhe këtë vit ka fituar 62 milionë dollarë.