Celebrities Gossip Showbiz

Kur suksesi “përkthehet” në para! Paracetamolin përpara vetes dhe mësoni sa ka fituar këtë vit Dua Lipa!

Llogaritë bankare të Dua Lipës po lulëzojnë, kjo është pak po e sigurt. Sipas një raporti të ri nga “The Sun”, fituesja e Grammy-t fitoi mbi 2.5 milionë dollarë në muaj gjatë këtij viti. Kjo do të thotë që Dua ka fituar 82,000 dollarë çdo ditë, gjë që e dyfishoi pasurinë e saj në harkun e një viti të vetëm. Vlerësimet thonë se ajo fitoi rreth 30 milionë dollarë në vitin 2020 dhe këtë vit ka fituar 62 milionë dollarë.

Suksesi financiar i fitueses së Grammy-t vjen nga shitjet e albumeve muzikore dhe kompanitë e saj turne, ‘Dua Lipa Live LLC’. Sipas dokumenteve, ‘Lipa Live LLC’ fitoi afërsisht 37 milionë dollarë këtë vit. Vetëm pak ditë më parë Dua ka njoftuar se nuk do të performojë në “iHeartRadio Jingle Ball”. Lajmin e keq e bëri të ditur për fansat e saj me anë të një postimi të publikuar në InstaStory, ku u shpreh se ishte diagnostikuar me laringit. Tani Dua u detyrua të anulojë një tjetër koncert.

Ylli i muzikës shkroi në InstaStory se ajo nuk do të shfaqej në “Jingle Ball” të iHeartRadio Z100, në New York siç ishte planifikuar pasi ajo është në pushim vokal sipas këshillave të mjekut. Ndërkaq, ajo shkroi se:

Siç e dini shumica prej jush, unë aktualisht vuaj nga pezmatimi i fytit dhe kam qenë në pushim vokal sipas urdhrave të mjekut tim. Shpresoja për një shërim më të shpejtë, por për fat të keq, jam ende jo mirë dhe nuk mund të performoj në “Jingle Ball iHeartRadio Z100”. Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer, mezi prisja të nisja sezonin e festave duke performuar në “Jingle Ball” të këtij viti. Më vjen shumë keq që nuk do të jem atje për të festuar me të gjithë fansat e mi, por shpresoj që të shijoni pjesën tjetër të organizimeve të mrekullueshme që shfaqja ka planifikuar për të gjithë ju. Ju dërgoj dashurinë time të gjithëve!

Ju sjellim në vëmendje gjithashtu se Dua ka sjellë një dhuratë të bukur për të gjithë shqiptarët. Bukuroshja prej kohësh është imazh i markës prestigjioze “Puma”, por së fundmi bashkëpunimi i tyre vjen me koleksionin e parë të Dua-s të cilin kanë vendosur ta titullojnë shkurt, pastër e bukur, “Flutur”.