Celebrities Showbiz

Tashmë Billie Eilish e ka kthyer në traditë këtë ndryshim në look-un e saj! Ja çfarë bën këngëtarja…

Ka dy gjëra të sigurta në këtë botë, një janë stinët që ndryshojnë çdo vit dhe e dyta është ndryshimi i ngjyrës së flokëve të këngëtares së njohur Billie Eilish. Këngëtarja 19-vjeçare e hitit të njohur “No Time To Die” tërhoqi një vëmendje shumë të madhe në fillim të këtij viti kur ndryshoi ngyrën e flokëve të saj nga rrënjët tipike jeshile me flokë të zinj në një bionde shumë të bukur. Prej afro një viti Eilish nuk e ndryshoi ngjyrën e tyre por vetëm modelin, por mesa duket ka ardhur koha tashmë për një tjetër ndryshim.

Billie Eilish i befasoi fansat dhe të gjithë ndjekësit e saj mbrëmjen e djeshme ku në rrjetin e saj social Instagram debutoi me një tjetër transformim të ri të flokëve. Ajo tashmë i ka thënë lamtumirë bjondes së saj të ndritshme dhe është kthyer në ngjyrë gështenjë.

Tashmë ne na mbetet që ta përgatisim veten tonë që çdo gjë që Billie Eilish bën dhe ndryshon, e ka thjesht të përkohshme. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Vanity Fair’, këngëtarja e “Happier Than Ever” foli në lidhje me reagimin e publikut ndaj stilit të saj që ndryshon vazhdimisht, duke thënë këto fjalë:

Konkretisht gjëja për të cilën jam munduar ta them gjithmonë që nga fillimi është të vishni çfarë të doni, të visheni si të doni, të veproni si të doni, të flisni si të doni, të jeni si të doni ju. Kjo është gjithçka që ka rëndësi. Është thjesht të jesh e hapur ndaj gjërave të reja dhe të mos i lejosh njerëzit ta shkatërrojnë atë për ty.

Këngëtarja bukuroshe është larguar për katër muaj që nga publikimi i albumit të saj “Happier Than Ever” dhe po përgatitet për turneun që fillon në muajin shkurt. Ne na mbetet të presim që të shohim Billie Eilish në sezonin ndarjes e çmimeve, duke pasur parasysh se kontributi i saj në filmin e  James Bond-it mund të jetë një pretendent për ‘Oscar’ dhe kujtojmë gjithashtu se ajo u nominua së fundmi për plot shtatë ‘Grammy’ përpara shfaqjes së vitit 2022.

A do të jenë flokët e saj ende në ngjyrë gështenjë deri atëherë? Është e vështirë të thuhet.