Celebrities Film & Tv Showbiz

Tashmë do ta shohim më tepër si aktore? Ja çfarë thotë Dua Lipa për këtë…

Dua Lipa ka kaluar një vit 2023 të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night. Nga ana tjetër ylli i muzikës botërore po përgatitet për sjelljen e albumit të tretë në tregun muzikor.

“Barbie” ka qenë një nga filmat që ka pushtuar bisedat shoqërore të këtij edicioni të Golden Globes dhe rrjedhimisht edhe protagonistët e tij. Njëra që nuk ka munguar në këtë mes është artistja e famshme, Dua Lipa. Këngëtarja, e cila së shpejti do të publikojë albumin e saj të ri, eci në tapetin e kuq si një artiste e vërtetë. Kujtojmë se ajo është pjesë e kolonës zanore të filmit por gjithashtu edhe aktore në filmin “Barbie“.

Megjithëse në “Barbie” ka një rol shumë të vogël, ka shumë që pyesin nëse Dua Lipa do të vazhdojë ta ndjek karrierën e aktrimit. Epo, ajo është shumë e qartë për këtë. Karriera e saj si aktore apo si këngëtare? Kjo ishte pyetja që iu bë gjatë shëtitjes së saj në tapetin e Golden Globes dhe përgjigja e saj nuk lë vend për dyshim.

Kam kaluar shumë mirë te Barbie. Kam realizuar edhe një film tjetër të quajtur Argylle, premierë më 2 shkurt dhe për të cilin jam shumë e emocionuar. Më pëlqeu përvoja, Tani për tani muzika është prioriteti im më i madh. Këtë vit ai publikoi një album, por kush e di? E kam dashur aktrimin dhe më ka pëlqyer shumë, por muzika. Muzika vjen e para.