Celebrities Music Showbiz

Taylor Swift ka gati gjithçka për fansat!

Këngëtarja e njohur Taylor Swift ka vendosur që të hap ‘kasafortën’ pak përpara rishfaqjes së albumit të saj më të ri dhe të rikrijuar ‘Red ‘(Taylor’s Version). Superylli i befasoi fansat duke publikuar një audio të shkurtër të këngës së saj “Babe” në rrjetin social Tumblr. Kënga do të shfaqet në albumin e saj të ardhshëm Red (Taylor’s Version, i cili del të premten.

Në klip 31-vjeçarja Swift këndon “Po për premtimet e tua”, pa pushim me një hyrje të butë kitarë dhe bateri  duke vendosur tonin e saj për atë që fansat mund të presin dhe të imagjinojnë nga ajo melodi. Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ ka kohë që e ka shkruar “Babe”por që nuk është dëgjuar deri në vitin 2018, kur Sugarland e publikoi atë si një këngë që shfaqte vetë bukuroshen.

Të gjithë fansat e Taylor Swift që tashmë kishin shumë kohë duke pritur në lidhje me projektet që do të sillte këngëtarja, më në fund ia dolën. Pritja e  tyre u shpërblye pasi ylli ka sjellë një tjetër surprizë për ta. Vetëm para pak kohësh këngëtarja 31-vjeçare njoftoi se do të publikojë një film të shkurtër të lidhur me versionin 10-minutësh të këngës së saj më të njohur dhe më të pëlqyer “All Too Well”, e cila është pjesë e ribotimit të ardhshëm të albumit të saj të vitit 2012, ‘Red’.

Swift ndau një pamje paraprake të filmit të shkurtër me një video në rrjetin e saj social Instagram, në të cilën mund të shihet një makinë e vjetër duke kaluar nëpër një peizazh shumëngjyrësh vjeshte.

12 Nëntor. Mbaje mend.