Celebrities Gossip Showbiz

“Të dua deri në fund të jetës”, Fjolla Morina zbulon surprizën e veçantë që i ka bërë partneri i saj i ri!

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka. 

Edhe pse prej kohësh të ndarë, ‘thumbat’ në rrjete sociale mes tyre vazhduan për një kohë të gjatë, por duket se të dy tanimë kanë nisur një jetë të re. Fisniku para pak javësh tregoi se ka nisur një lidhje të re me një vajzë të showbiz-it së cilës zgjodhi mos t’i zbulojë emrin dhe nga ana tjetër para pak orësh, Fjolla ka postuar disa foto ku tregon një dhuratë të veçantë që ka marrë nga dikush special për të. Teksa ka treguar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën F në to, krahas ka zbuluar dhe letrën me fjalët romantike dedikuar saj.

Të dua sot, nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër deri në fund të jetës.

Në fotot e publikuara, këngëtarja ka zgjedhur t’i mbulojë fytyrën partnerit të saj të ri duke zgjedhur ta mbajë mister.

Pa fjalë, më e lumtur se kurrë

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por kohëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të rikthehej. E ashtu siç premtoi, Fjolla publikoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Nushi. ‘Suppa Duppa’ me një videoklip shumë të nxehtë.