Celebrities Gossip Showbiz

Postimet e fundit ‘thumbuese’ të Fjollës duket se kanë qenë për Fisnikun dhe ky i fundit nuk e kursen një përgjigje!

Ai është sipërmarrës, por prej disa kohësh është bërë pjesë e medias rozë, që në momentin kur u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren Fjolla Morina, marrëdhënie e cila u finalizua me një martesë përrallore në Maldive më shumë se një vit më parë. Mirëpo, dyshja nuk qëndruan çift për një kohë të gjatë dhe shumë shpejt deklaruan se nuk janë më me njëri- tjetrin.

Herë pas here nuk kanë munguar ‘thumbat’ në rrjete sociale nga ana e të dyja palëve duke na treguar se mes tyre gjërat nuk janë mbyllur dhe aq mirë. Si me anë të Instastory-t të postuar para vetëm dy ditëve nga bukuroshja ku dukej qartazi se ishte një postim ‘thumbues’ ku shkruhej: “Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?’

E mesa duket, këto fjalë paskan qenë dedikuar ish-partnerit të saj, i cili nuk e ka kursyer një kundërpërgjigje.

Paskan filluar edhe ‘këngëtaret’ të na bëhen psikologe..? Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dashur vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë… Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre… 

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por kohëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të rikthehej. E ashtu siç premtoi, Fjolla lansoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Nushi. ‘Suppa Duppa’ me një videoklip shumë të nxehtë në më pak se një muaj nga publikimi ka arritur të ketë afro 2 milion klikime në platformën YouTube.