Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Të gjithë fansat e Zendaya-s kanë arsye të mërziten sepse ajo nuk do të marrë pjesë në “Met Gala 2022”!

Mesa duket mbrëmja e madhe e  “Met Gala 2022”  do të duhet të vazhdojë pa praninë e Zendaya-s. Aktorja e serialit të njohur “Euphoria” zbuloi në një intervistë të fundit për Extra se do të anashkalonte sërish festën e përvitshme të modës në Nju Jork për shkak të angazhimeve të saj në punë. Zendaya u shpreh se:

Urrej që t’i zhgënjej fansat e mi, por më duhet që të punoj. Mua më duhet të punoj dhe të bëj disa filma.I uroj të gjithëve më të mirat.

Ky shënon vitin e dytë radhazi që Zendaya nuk do të marrë pjesë në “Met Gala”. Në shtator të vitit 2021, ajo zbuloi se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në natën më të madhe të modës për shkak të një konflikti për orarin e sezonit të dytë të serialit të saj, i cili transmetohej në HBO Max. Ajo vazhdoi të thoshte se:

Unë e di që fansat e mi do të jenë shumë të mërzitur me mua. Fatkeqësisht nuk do të mund të marr pjesë sepse do të më duhet që të punoj për “Euphoria”.

Ndërkohë “Met Gala 2020” u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19, që do të thotë se hera e fundit që aktorja bukuroshe Zendaya mori pjesë ishte në vitin 2019, kur ajo shkëlqeu me parakalimin në tapetin e kuq me në një veshje të frymëzuar nga Hirushja. Aktorja mbërriti në atë event të mbushur me yje me një fustan nga Tommy Hilfiger. Dhe falë ndihmës së kumbarës së saj të zanave, stilistit Law Roach, me shkopit të tij magjik, bëri që të ndizet dhe të shkëqente e gjithë veshja e saj.

“Met Gala 2022” do të zhvillohet më 2 maj në Muzeun Metropolitan të Arteve në Nju Jork. Kjo datë mbart traditën që eventi të mbahet të hënën e parë të majit, duke përjashtuar Met Gala-n e vitit 2021, që u mbajt në shtator.