Celebrities Fashion Showbiz

Të gjithë sytë tek Georgina Rodriguez, modelja mahnit me look-un e saj në Venecia!

Georgina Rodriguez kurrë nuk ka gabuar në stilin e saj të veshjes. Ajo gjithmonë është veshur gjithë klas dhe sharm. E tillë ishte dhe veshja në eventin e fundit të Festivalit të Filmit në Venecia.

Georgina Rodriguez me siguri nuk kishte frikë të shpenzonte para në gardërobën e saj, pasi ajo u pa me një fustan ngjyrë bojëqielli me dantellë të kombinuar dhe me një xhaketë në po tënjëjtën ngjyrë për paraqitjen e saj në Festivalin e 78 -të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia ditën e mërkurë.

Modelja 27-vjeçare, e cila ka një vajzë e cila quhet Alana me Cristiano Ronaldo-n, dukej fenomenale në veshjen që i përshtatej asaj më së miri, në ngjarjen ekskluzive në Itali. Veshja elegante e Georginas u kompletua me taka të bardha dhe grim të lehtë, teksa dukej thjesht e mrekullueshme.

Për look-un e dytë, Georgina kishte zgjedhur një pamje më klasike dhe bazike. Ajo u shfaq e veshur me një kostum ngjyrë të zi pas trupit dhe mbi shpatulla kishte hedhur një xhaketë po të zezë. Me flokë të lëshuara dhe të prerë shkurt, ajo e kishte kombinuar veshjen dhe me aksesorë që rrezatonin nga gurët e çmuar.

Festivali i 78 -të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia ka nisur të mërkurën dhe vazhdon deri më 11 shtator. Është festivali më i vjetër i filmit në botë. Njihet si një nga festivalet më të mëdhenj, së bashku me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe Festivalin e Filmit në Kanë. Festivali ndërkombëtar i filmit drejtohet nga Alberto Barbera dhe organizohet nga La Biennale Di Venezia.

Rikujtojmë se, aktori i njohur, Roberto Benigni, në prani të Presidentit Mattarella, mori çmimin “Luani i Artë” për karrierën e tij. Benigni u shpreh i emocionuar teksa falenderonte bashkëshorten e tij, Nicoletta Braschi dhe miqtë e tij të vjetër, Carlo Monni deri te Giuseppe Bertolucci dhe të gjithë regjisorët e tjerë me të cilët ai ka punuar.