Celebrities Film & Tv Showbiz

Festivali i Filmit në Venecia/ Roberto Benigni vlerësohet me “Luanin e Artë”!

Aktori i njohur, Roberto Benigni, në prani të Presidentit Mattarella, mori çmimin “Luani i Artë” për karrierën e tij. Asnjë shfaqje e improvizuar, me gara në karrige ose çmenduri të tjera, komediani dhe regjisori kaq i talentuar, shkoi për të tërhequr çmimin nga duart e Jane Champion duke e falënderuar. Pasi rrëfeu emocionin fillestar në marrjen e këtij çmimi, Benigni bëri shaka duke thënë:

Mendova se meritoja një kotele dhe në vend të kësaj ata më dhanë një ‘luan’, vetëm për mua.

Dhe më pas ai falënderoi Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, duke i rrëfyer se dëshironte ta puthte e ta përqafonte, si dhe duke e ftuar të qëndrojë “edhe disa vjet në pushtet”, ndoshta përtej përfundimit të mandatit të tij. Benigni u shpreh i emocionuar teksa falenderonte bashkëshorten e tij Nicoletta Braschi:

Nuk ia dedikoj “Luanin e Artë” Nikoletës, por është i saji. Unë po marr bishtin, ndërsa krahët janë për ty, talenti, misteri, tërheqja dhe feminiliteti. Ti sjell dritë, dashuri me shikim të parë, madje me shikim të përjetshëm.

Aktori më pas kujtoi miqtë e tij të vjetër, Carlo Monni deri te Giuseppe Bertolucci dhe të gjithë regjisorët e tjerë me të cilët ai ka punuar. Festivali i Filmit në Venecia, tashmë në edicionin e tij të 78-të, mbahet nga 1 deri më 11 Shtator.

Rikujtojmë se, “Spencer”, një dramë e shumëpritur nga Pablo Larrain, në të cilën Kristen Stewart luan princeshën Diana, pritet të ketë premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia. Shkruar nga krijuesi i serialit popullor “Blinders Peaky”, Steven Knight, filmi u përqendrua në një fundjavë në fillim të viteve të nëntëdhjeta kur Diana vendosi të ndahej nga princi Charles mes thashethemeve për një lidhje.