Celebrities Gossip Showbiz

“Të lejohet të kesh 3 të dashura…”, Heidi zbulon emrin e këngëtares që është “lidhur” Romeo!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Teksa në shtëpi është vendosur në sfond kënga e Dua Lipës, Heidi është shprehur se ajo është e dashura e Romeos. Banorja tha këtë duke iu referuar një deklarate të aktorit në natën e parë të nisjes së spektaklit ku shprehu pëlqimin për këngëtaren me origjinë shqiptare. Ndërsa çifti kërcenin nën ritmet e këngës së Dua Lipës dhe pranë tyre qëndronte Erjola, Heidi iu është drejtuar Romoes duke i thënë që i lejohen deri në tre të dashura.

Heidi: Kush është kjo Dua Lipa? E dashura tjetër e Romeos

Romeo: Dua të dua

Heidi: Mund të kesh deri në 2, ose 3

Romeo: Boll janë boll, Dua të dua

Heidi: Tre të dashura ke dhe ka

Romeo: Duan vetëm, e kam thënë që nga dita 1 më lejohet

Heidi: Deri në 3 e ke limitin, s’ka gjë

Romeo: Ty, Duan dhe të gjej dhe ndonjë tjetër

Heidi: Pastaj stop

Ditën e sotme Juli ka kapur një hardhucë në oborrin e shtëpisë, me të cilën tentoi të frikësonte banorët, sidomos vajzat. Pasi shkoi te Heidi, e cila nuk u frikësua shumë, Juli iu drejtua me vrap Erjolës, e cila vrapoi duke bërtitur. Erjola ka treguar dhe më parë se i ka shumë frikë zvarranikët.