Health & Beauty Sex

Të mirat që përfiton nga një orgazëm nuk kanë fund! Zbuloni ç’ndodh!

Të gjithë e dimë se për femrën është shumë e rëndësishme të përjetojë orgazmën, por ajo që nuk dinim është se paska benefite të tjera përpos kënaqësisë seksuale.
Tashmë, duhet bërë diçka e nevojshme për ju e jo më vetëm për qejf, zbuloni se ç’mund të bëjë orgazma për ju përveçse t’ju dërgojë në qiellin e shtatë.

Orgazma mund të parandalojë aknet e reja. Diçka të tillë askush nuk do e besonte, por po. Pasi ajo çliron oksitocinë (hormoni i kënaqëisë) dhe ul nivelin e prodhimit të kortisolit (prodhon stresin).

Kalimi në orgazëm ju jep më shumë vetëbesim për trupin tuaj. Një studim i bërë tregon se femrat seksualisht aktive ishin më të lumtura me trupin e tyre.

Një veti shumë e rëndësishme është se orgazma ju ndihmon të bëni një gjumë më të mirë e të qetë. Nëse kaloni shumë kohë në shtrat, ju ndihmon të flini më shpejt. Kështu që orgazma ju siguron një gjumë perfekt.

Ju përmison qelizat e trurit! Orgazma ju rrit qarkullimin e gjakut në tru dhe truri punon më mirë gjatë ditës.

Nëse doni flokë të shëndetshëm, kaloni në orgazëm!
Kur gjaku qarkullon në mënyrën e duhur, skalpi bën të mundur rritjen e flokëve të reja e më të forta, sigurisht plot shkëlqim.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ju mban presionin e gjakut në nivel të ulët, kështu që nëse kaloni në orgazëm ju po ngadalësoni plakjen tuaj. Niveli i estrogjenit rritet dhe kështu në lëkurë çlirohet më shumë kolagjen dhe e bën lëkurën të shëndrrijë.

Orgazma mund t’ju zbehë dhimbjet. Nëse keni dhimbje kockash apo menstruale, kaloni në orgazëm ose kryeni marrëdhënie seksuale për të patur një lehtësim të tyre.

Close up, natural lips. Beautiful and fresh young woman. Kiss.

Një fakt shumë interesant, që ndoshta askush nuk e di është se orgazma ka aftësinë të krijojë fryerjen e byzëve, ato duken më të plota.