Gossip Showbiz

Të shohim a do të guxojnë më Princ Harry dhe Meghan Markle të hedhin më akuza pas këtij vendimi të Mbretëreshës Elizabetë…

Së fundmi, Mbretëreshës Elizabetë i është sosur durimi me deklaratat dhe akuzat e Princ Harry-t dhe Meghan Markle dhe ka vendosur mos t’i tolerojë më ata. Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Elizabetë është në diskutime me avokatët dhe thuhet se ka marrë vendimin që asnjë sulm tjetër i Meghan ndaj mbretërisë nuk do tolerohet, për asnjë arsye.

Thuhet se një paralajmërim ligjor do i shkojë edhe shtëpisë botuese që pritet të publikojë librin e Princ Harry vitin që vjen. Gjerat mesa duket po vështirësohen për çiftin që hoqi dorë nga të drejtat mbretërore, e pas sulmit me intervistën për Oprah, Mbretëresha ka vendosur mos qëndrojë më në qetësi.

Vitin e ardhshëm do të zhvillohet “Platinum Jubilee” ku do të ketë festime për 70 vitet e mbretëreshës në fron. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen ka qenë fakti se po diskutohet se Mbretëresha Elizabeth mund ta anulojë ftesën ndaj Princ Harry dhe Meghan Markle.

Sipas burimeve mbretërore, arsyeja kryesore që kjo gjë mund të ndodhë është sepse Princ Harry ka vendosur të publikojë librin e tij në të njejtin vit me këtë eveniment në nder të Mbretëreshës. Kjo u pa si mungesë respekti dhe diçka e qëllimshme nga ana e Princ Harry. Eksperti i familjes mbretërore ndërkohë, ka pohuar se Meghan vërtet ka qenë shkak i përçarjes së familjes mbretërore e madje ka shkaktuar tensione edhe në familjen e saj.

Meghan gjithashtu ka patur një marrëdhënie të ndërlikuar me të atin Thomas, si edhe me vëllain Thomas Jnr dhe motrën Samantha. Babai i saj e quajti atë gënjeshtare në një intervistë televizive dhe u shpreh se ajo tha shumë të pavërteta në intervistën e saj “bombë” me Oprah Winfrey.