Celebrities Gossip Showbiz

Teksa na tregon suksesin e këngës më të fundit, Stresi paralajmëron surprizën e radhës!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Siç ishte dhe më i fundit që erdhi në bashkëpunim me Flor Banën dhe mban titullin ‘CoCo’. Projekti nga reperi u publikua dy javë më parë dhe ka arritur plot 2 milion klikime në platformën YouTube. Krahas këtij suksesi me anë të një postimi në Instastory, Stresi paralajmëroi se do të sjellë edhe një tjetër projekt pas këtij bashkëpunimi, por nuk zbuloi më shumë detaje.

2 milion faleminderit. Shkojmë për këngën e radhës

Pak ditë më parë, Stresi ka zbuluar për ndjekësit e tij se do të lansojë shumë shpejt një bashkëpunim me një artist të njohur ndërkombëtarisht, megjithëse nuk e zbuloi emrin e tij/saj. Gjithashtu, reperi na ka treguar dhe një sekuencë të shkurtër nga pjesa e tij të këtij dueti.