Tech

Telefonat më të vjetër Samsung duket se kanë një problem me fryrjen e baterisë!

Telefonat Samsung mund të preken nga një problem i fryrjes së baterisë, sipas YouTuber-it të njohur, Mrwhosetheboss (Arun Rupesh Maini). Ndërkohë, edhe përdorues të tjerë kanë dalë me pretendime të ngjashme në lidhje me pajisjet e tyre Samsung, duke ngritur pyetje serioze në lidhje me teknologjinë e baterive të konglomeratit të Koresë së Jugut.

Vite më parë, Samsung tërhoqi disa pajisje Galaxy Note 7 për shkak të një problemi tjetër që lidhej me baterinë e celularit. YouTuberi Mrwhosetheboss i njohur gjithashtu si Arun Maini pretendon se telefonat e tij sikurse Galaxy Note 8, Galaxy S6, Galaxy S8, Galaxy S10, Galaxy S10e, Galaxy S10 5G dhe Galaxy Z Fold 2 relativisht më i ri, janë prekur nga një problem i baterisë që po shkakton që kutia e baterisë të fryhet derisa bën që kapakët e pasmë të telefonave inteligjentë të hapen.

YouTuber-i gjithashtu vazhdon të argumentojë se çështja mund të kufizohet në telefonat Samsung pasi ai ruan të gjithë telefonat e markave të ndryshme në të njëjtat kushte atmosferike dhe temperaturash, të cilat nuk kanë pasur një fat të ngjashëm.

Megjithatë, ai vë në dukje se vala e të nxehtit që goditi së fundmi Britaninë e Madhe, ku banon YouTuberi, mund të kishte rritur temperaturën atmosferike në dhomën e magazinimit të përdorur për strehimin e njësive të rishikimit, gjë që nga ana tjetër mund të ketë çuar në fryrjen e baterive të litiumit në këta smartfonë. Samsung u përgjigj duke nisur një hetim për çështjen që kompania i dërgoi telefonat e prekur në laboratorin e tyre Euro QA, më 1 gusht, sipas YouTuberit.