Botë e Çuditshme Tech

Vapa e madhe nuk po “shkrin” vetëm njerëzit por edhe celularët!

Së fundmi, një “YouTuber” ka bërë me dije se 3 celularë të tij Samsung kanë shpërthyer për shkak të temperaturave të larta. Arun Maini tha për “Daily Mail” se bateritë e Samsung Galaxy S6, Galaxy Note 8 dhe Galaxy S10 u zmadhuan shumë, duke nxjerrë nga vendi kapakun.

Por, Maini nuk është i vetmi. Shumë të tjerë në Britaninë e Madhe kanë treguar në rrjetet sociale se celularët e tyre Samsung janë nxehur shumë, edhe duke mos u përdorur. Në vitin 2016, celularët Samsung Galaxy Note 7 patën raste shpërthimesh, duke shkaktuar 112 zjarre në Angli.

Rikujtojmë, se një gjykatë në Australi ka urdhëruar njësinë lokale të Samsung Electronics të paguajë një gjobë prej 9.65 milionë dollarë, pra rreth 9.1 milionë euro për pretendime mashtruese për një veçori të rezistencës ndaj ujit në disa prej smartphone-t e saj. Samsung Australia pranoi se ka mashtruar blerësit e disa prej telefonave të saj ‘Galaxy’ në lidhje me nivelin e rezistencës ndaj ujit.

Të paktën kështu ka pohuar Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC). Rregullatori e kishte paditur për herë të parë kompaninë në korrik të vitit 2019. Rregullatori tha se midis marsit 2016 dhe tetorit 2018, kompania publikoi reklama në dyqane dhe në mediat sociale që pretendonin se telefonat mund të përdoreshin në pishina ose në ujin e detit.

Ndërkaq, Smartphone-t janë shumë më tepër sesa një pajisje. Në një farë mënyre, përdorimi i tyre merr një pjesë të madhe të kohës sonë të përditshme. Ndaj, është shumë e rëndësishme dhe thelbësore që të keni një smartphone që është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Samsung është i njohur gjerësisht për smartphone-t e tij me performancë të lartë dhe këtë e vërteton më së miri seria e re Galaxy S22: Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra.