Auto & Moto

Tesla ndalon marrjen e porosive për Cybertruck jashtë këtij vendi!

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla ka ndaluar marrjen e porosive për automjetin e tij të ardhshëm Cybertruck jashtë Amerikës së Veriut. Sipas mediave të huaja, prodhuesi i automjeteve po bën rezervime vetëm për Cybertruck në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Siç vë në pah ‘Reuters’, Tesla nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje. Shefi Ekzekutiv, Elon Musk ka thënë se Tesla do të nisë prodhimin e Cybertruck vitin e ardhshëm në fabrikën e saj në Austin, Teksas.

Ai tha gjithashtu se Tesla mund të ndalojë marrjen e porosive pasi kërkesa për disa nga automjetet e saj tejkalon prodhimin. Rikujtojmë, se Tesla zbuloi Cybertruck në vitin 2019. Më parë synonte të fillonte prodhimin në fund të këtij viti, por e ka shtyrë planin në tremujorin e parë të 2023.

Ndërkaq, Cybertruck është ndërtuar për të krijuar qëndrueshmëri dhe mbrojtje maksimale të pasagjerëve. Çdo komponent është projektuar për forcë dhe qëndrueshmëri superiore, nga lëkura strukturore prej çeliku inox ultra-hard 30X e mbështjellë në të ftohtë deri te xhami i blinduar Tesla.

Për një numër të madh njerëzish, blerja e Tesla-s është si të bashkohesh me një familje ku dashuria për inovacionin dhe mbrojtja e mjedisit janë lidhjet midis anëtarëve. Automjeti që simbolizon më së miri këtë ndjenjë është padyshim Cybertruck i shumëpritur.

Ndryshe nga sa pritej, Elon Musk ka habitur së fundmi teksa ardhur plot me lavdërime për Volkswagenin. Përveçse shkon mirë me liderin e Volkswagenit, Herbert Diess, ai gjithashtu pajtohet se kompania gjermane po shkon në drejtimin e duhur. Në një intervistë për ‘Financial Times’, shefi i Space X deklaroi se VW, së bashku me Teslan, kanë bërë përparimin më të madh në elektrifikimin e makinave.