Celebrities Gossip Showbiz

“Tezja jote të do”, shoqja e ngushtë i zbulon Aurelës portretin e të birit!

Një ndër shtatzënitë më të fshehta që mund të keni parë ndonjëherë është ajo e Aurela Hoxhës. Askush nuk mundi të kishte fakte edhe pse shumë aluduan rreth diçkaje të tillë.
Shumë fjalë qarkulluan se ajo ka sjellë në jetë vogëlushin në muajin maj dhe lajmin e ka mbajtur të fshehtë nga publiku, por vetëm pak muaj më parë ajo e ndau lajmin me të gjithë duke postuar në rrjetin social Instagram, disa foto me të voglin e saj.

E gjithë vëmendja e mediave u fokusua tek këto postime, ku në të cilat sigurisht nuk gjendej portreti i vogëlushit. Aurela shpesh ka provokuar nga pak duke e afruar kamerën, por nuk e ka zbuluar kurrë. Pak më parë, shoqja e ngushtë e bukuroshes, modelja Dorina Gegiçi publikoi një foto të vogëlushit dhe një kënd më të afërt nuk e kishim parë më parë. Megjithatë, sërish ajo është kujdesur që t’i mbulojë disa tipare duke mos e treguar plotësisht fytyrën.

Tezja jote D të do  

Aurela Hoxha e mbajti në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj dhe vetëm kur djali i saj lindi modelja e bëri publike. Alaron është emri me të cilin ajo pagëzoi vogëlushin e saj, të cilin e poston shumë rrallë në rrjete sociale.

Mirëpo, ne kurrë nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.

Në një intervistë të bërë së fundmi nga Aurela ajo ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj private dhe ka folur për herë të parë rreth shtatzanisë së saj.