Celebrities Magazine Showbiz

Thumbimet nuk ndalin! Shakira i kundërpërgjigjet Gerard Piques pasi ai u zyrtarizua me të dashurën e tij të re!

Shakira ka “qëlluar” sërish drejt ish-bashkëshortit të saj, Gerard Pique, disa ditë pasi futbollisti u zyrtarizua në Instagram me të dashurën e tij më të vogël. Ish-ylli i Barcelonës është në lidhje me 23-vjeçaren Clara Chia dhe këngëtarja duket se ka marrë një goditje të mëtejshme pas ndarjes së tyre të hidhur. Futbollisti fitues i Kupës së Botës dhe këngëtarja kolumbiane u ndanë në qershor të vitit të kaluar pas një lidhjeje 11-vjeçare.

Ata ndajnë së bashku dy fëmijë Milanin, 10 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç, dhe janë zotuar se do t’i vënë fëmijët e tyre të parët pasi dashuria e tyre mori fund mes akuzave që qendërmbrojtësi spanjoll e kishte tradhtuar këngëtaren. Shakira zbuloi se ai kishte qenë i pabesë kur zbuloi se një kavanoz me reçel luleshtrydhe ishte ngrënë ndërsa ajo nuk ishte në shtëpi, të cilën sportisti nuk e ha. Këtë javë, Pique publikoi dashurinë e tij të re për 22.4 milionë ndjekësit e tij në platformën e mediave sociale.

Shumë spekulojnë se koha e postimit nuk ishte një rastësi. Vendimi i tij për të ndarë foton e parë zyrtare të çiftit në llogarinë e tij erdhi disa ditë pasi Shakira me sa duket hodhi një goditje ndaj partnerit të tij të ri në një këngë ‘diss’. Këngëtarja “Hips Don’t Lie” publikoi postimin e saj të fundit në Instagram ku shfaqej në klip duke kërcyer dhe citoi:

Gratë nuk qajnë më, gratë kërcejnë merengue.

Shakira jo vetëm që është ndarë nga Gerard Pique, por mesa duket ka vendosur që të “hakmerret” ndaj prindërve të tij. Marrëdhënia mes këngëtares kolumbiane dhe nënës së ish-mbrojtësit të Barcelonës, Montserrat Bernabeu, nuk është aspak e mirë. Sipas raportimeve të shumta, të dyja kanë pasur një marrëdhënie të mirë, derisa gjithçka mori fund pas ndarjes së çiftit.