Celebrities Gossip Showbiz

“Ti je si uji që ecën…”, urimi i Vlashent Satës për ditëlindjen e Dojna Memës na emocionoi të gjithëve!

Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol. Prezantuesja është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Ditën e sotme Dojna feston ditëlindjen e saj dhe mbush 31 vjeçe. Mes shumë urimeve nga njerëzit e saj të afërt, ai që mori më shumë vëmendjen ishte sigurisht urimi nga partneri i saj i zemrës, Vlashenti. Me anë të një fotoje të tyre disa kohë më parë, kur Dojna priste ende të vinte në jetë vogëlushi i tyre, Vlasheni ka shkruar disa fjalë shumë të bukura pë të.

Ti je si uji,
e ndritshme, e mirë pambarim,
e lirë,
e drejtë.
Ti je si uji që ecën gjithmonë përpara, e unë jam me fat të të puth çdo pikëz tënden Lumturi🤍
Gëzuar ditëlindjen tënde, të dashuroj përgjithmonë ty, ajo që mi zvogëlon të gjitha fjalët kur dua ta përshkruaj.

https://www.instagram.com/p/CnLHTFbozrw/?utm_source=ig_web_copy_link

Së fundmi Dojna është shprehur shumë e nxehur me koceptimin e ‘të bukurës’ në ditët e sotme. Duke marrë si shembull disa nga ikonat e bukurisë ndër vite, moderatorja është shprehur se në ditët e sotme buzët e fryra, hunda e vogël dhe format perfekte fizike nuk duhet të karakterizojnë ‘të bukurën’ ashtu siç ndodh sot. Për këtë me anë të një Instastory Dojna ka treguar se bukuria duhet  t’i rezistojë kohës e të gjitha tendencave që ikin e vijnë.