Celebrities Gossip Showbiz

“As buzët e fryra e aq më pak…”, Dojna Mema ka disa fjalë për konceptin e bukurisë e ditëve të sotme!

Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol. Prezantuesja është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Së fundmi Dojna është shprehur shumë e nxehur me koceptimin e ‘të bukurës’ në ditët e sotme. Duke marrë si shembull disa nga ikonat e bukurisë ndër vite, moderatorja është shprehur se në ditët e sotme buzët e fryra, hunda e vogël dhe format perfekte fizike nuk duhet të karakterizojnë ‘të bukurën’ ashtu siç ndodh sot. Për këtë me anë të një Instastory Dojna ka treguar se bukuria duhet  t’i rezistojë kohës e të gjitha tendencave që ikin e vijnë.

Bukuria vjen në të gjitha format dhe ngjyrat. Janë të gjitha copëzat tona që na bëjnë autentik, të veçantë e shumë herë më të bukur se sa standartet e pavërteta të estetikës që ofrohen sot. Të gjitha gratë që solla i përkasin periudhave të ndryshme e janë po njësoj sot Ikona të së bukurës, jo për hundën pipiruqe, as buzët e fryra e aq më pak format fizike. Energjia, karakteri dhe sharmi që buron së brendshmi kornizon dhe një fytyrë apo trup jo perfekt që e bën kështu t’i rezistojë kohës e të gjitha tendencave që ikin e vijnë.

 

Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj. E pak më parë ka ndarë me ne një Instastory ku duket se i është përgjigjur pyetjes që i bëhet më shpesh se si po shkon mëmësia e ka dhënë përgjigjen me anë të një video shumë ‘funny’ të kapur nga bashkëshorti i saj. Teksa shfaqet duke rrotulluar karrocën me vogëlushin e saj brenda.