Celebrities Film & Tv Music Top Albania Radio Special

Top Albania Radio prezanton, “Music from the Oscars”!

Të dielën e fundit të Marsit u mbajt ceremonia e 94-të e Çmimeve ‘Academy Awards’ të njohura shkurt me emrin e statujës së fituesve ‘Oscars’. Në 94 vite ka kaq shumë filma të konsideruar dhe të nderuar sa është e rëndësishme të kthejmë sytë mbrapsht e të dëgjojmë me një vesh të freskët ata që para “No Time To Die” nga Billie Eillish dhe Finneas O’Connell kanë fituar në kategorinë “Kënga më e mirë Origjinale” / “Best Original Song”.

Kjo kategori u fut për herë të parë në vitin 1934, 6 vjet mbas fillimit të çmimeve ‘Oscar’. Performuesit e këngës nuk quhen fitues, nëse ata nuk kanë marrë pjesë në krijimin e saj. Përpara shpalljes së kandidaturave 15 këngë janë pjesë e listës së shkurtër të kategorisë.

Ndër muzikantët me më shumë Oscar fitues janë Giorgio Moroder (Daft Punk) (2 herë), Elton John (4 herë), Jay Livingston (7 herë), apo Henry Mancini (11 herë).

Karizmatiku Elios Shuli bashkë me Saix sjellin një speciale me momentet më të veçanta të këtij udhëtimi, këtë të dielë në orën 18:00, vetëm në Top Albania Radio.