Celebrities Gossip Showbiz

Topless dhe e gjitha e mbuluar në pisllëk, ndjekësit të irrituar me Kylie Jenner: “Të jesh i pastrehë nuk është modë…”!

Manjatja e Kylie Cosmetics Kylie Jenner ndau së fundmi një sërë imazhesh nga prapaskenat e fushatës së saj të re të Acne Studios, ku ajo pozon topless me xhinse, ndërsa është e mbuluar me baltë për koleksionin e xhinseve të markës vjeshtë-dimër 2023. Fotot e Kylie-t, e mbuluar në pisllëk kanë shkaktuar shumë komente dhe kritika ku mes tyre ka njerëz që shkruajnë se të jesh i pastrehë nuk është modë.

“Dua të jem aq e pasur sa të jesh i pistë është estetike”. “Atyre po u mbarojnë idetë tani, mesa duket është elegancë të dukesh i pastrehë”. “Disa njerëz janë të pastrehë. Disa njerëz shumë të pasur duan të duken të pastrehë.” “Pse këto rroba që duken të pista shiten për 800 dollarë?” “Të jesh i pastrehë nuk është modë”. Këto ishin disa nga kritikat e ndjekësve të miliarderes 26-vjeçare.

Rikujtojmë, se Kylie dhe aktori i njohur Timothee Chalamet janë akoma bashkë, pavarësisht raportimeve se dyshja janë ndarë. Burime për TMZ thonë se çifti mund të mos jenë parë së bashku në publik, por kjo nuk do të thotë se janë ndarë. Thuhet se gjithçka është mirë mes tyre dhe se çdo raportim për ndarje është i rremë. Një burim pranë tyre paralajmëroi fansat të mos besojnë gjithçka që lexojnë nëpër rrjete sociale.