Celebrities Music

Bëhuni gati… Ed Sheeran ka përgatitur një surprizë të madhe për të gjithë fansat e tij!

Këngëtari i njohur Ed Sheeran ka dhënë një lajm mjaft të mirë për fansat e tij. Artisti i njohur ka njoftuar se do të mbajë një koncert virtual nga Ipswich Town si pjesë e “UEFA Euro 2020 Show”. Nëpërmjet këtij koncerti do të prezantojë dhe këngën e re. Ky eveniment do të transmetohet live nga llogaria e artistit në TikTok dhe adhuruesit e muzikës së tij do të mund ta shohin falas.

Koncerti do të zhvillohet më 25 qershor, por për ata që nuk arrijnë ta shikojnë atëherë, transmetimi do të përsëritet më 26 qershor dhe 9 korrik. Kjo do të jetë shfaqja e parë e madhe që Sheeran ka mbajtur që nga koncerti i fundit në Chantry Park në Ipswich në Gusht 2019.

Ed Sheeran para një performance për “Big Weekend” ka folur për vajzën e tij, Lyra. Ai e ka pranuar hapur që vajza e tij 8-muajshe, sa herë i këndon këngët e tij, nis të qajë. 

Rikujtojmë, se turi i tij i fundit botëror ka bërë historinë pasi ka mbledhur fitimet më të lartë të të gjitha kohërave dhe ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga U2.

Një demo e rrallë, e regjistruar nga Sheeran kur ishte vetëm 13-vjeç, është nxjerrë në ankand në Britani. “Spinning Man”, quhet albumi dhe ka gjithsej vetëm 20 kopje, 19 prej të cilave Sheeran i’a ka dhuruar miqve dhe familjarëve.