Celebrities Gossip Showbiz

Travis Kelce gati më shumë se kurrë të nënshkruajë kontratën paramartesore me Taylor Swift!

Dyshja e njohur Travis Kelce dhe Taylor Swift prej muajsh janë në një romancë dhe duken shumë të dashuruar me njëri tjetrin. Travis së fundmi ka nxitur aludimet për një fejesë të mundshme dhe një fëmijë me Taylor Swift, teksa po diskutonte me vëllain në podcastin e tij “New Heights”. Ai deklaroi se dëshiron të krijojë së shpejti një laborator për diamantet. “Diamante të krijuar në laborator. Ai është një lojtar i NBA i rritur në laborator. Mezi pres ta bëj një të tillë”,-deklaroi ai.

Kelce është i gatshëm të nënshkruajë një paramartesore me të dashurën e tij, yllin e muzikës Taylor Swift, sipas një raporti të ri. Çdo gjë që dyshja bën kohët e fundit bëhet virale. Së fundmi, Yahoo ka mësuar se Kelce do të ishte i gatshëm të nënshkruante një kontratë paramartesë për të mbrojtur financat e tij dhe të të dashurës së tij. Burimi shtoi se:

Travis nuk e ka problem të nënshkruajë një kontratë paramartesore sepse ekipi i tij i biznesit dëshiron të mbrojë asetet e tij. Ai do të bëjë gjithçka që duhet. Taylor mund ta shohë veten të martuar me Travisin me fëmijë. Ai është padyshim babai në sytë e saj. Ata janë afruar kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër. Ata janë shumë rehat duke kaluar kohë së bashku, vetëm ata të dy.

Swift së fundmi iu bashkua klubit të miliarderëve, sipas Forbes, kryesisht falë rekordeve të saj Eras Tour. Është raportuar se këngëtarja ka një pasuri prej 1.1 miliardë dollarësh. Ndërkohë, Kelce ka krijuar një karrierë historike në NFL. Ai aktualisht ka një pasuri me vlerë rreth 40 milionë dollarë, sipas raporteve të fundit, ndërsa podcasti i tij, New Heights Podcast, të cilin e ndan me vëllain Jason, vlen rreth 2 milionë dollarë dhe po vijon të rritet.