Botë e Çuditshme Lifestyle

“Trend” i ri, të paguash mijëra euro për klonimin e kafshëve shtëpiake!

Njerëzit që nuk mund të përballen me humbjen e kafshëve të tyre shtëpiake po përdorin një zgjidhje jokonvencionale dhe të shtrenjtë, klonimin e kafshëve shtëpiake. Sipas medieve të huaja, John Mendola, një oficer policie i New York-ut iu drejtua praktikës së pazakontë kur kafsha e tij shtëpiake u diagnostikua me kancer. Mendola kërkoi ndihmën e kompanisë me bazë në Teksas të quajtur “ViaGen Pets and Equine”, e para dhe e vetmja firmë amerikane që ofron klonimin komercial të qenve dhe maceve.

Shërbimi i tyre shtrihet edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga viti 2018, ‘ViaGen’, qendra e shërbimeve për kafshët shtëpiake ka bashkëpunuar me ‘Gemini Genetics’ me bazë në Britani për të ofruar shërbime të ruajtjes së indeve të kafshëve duke përfshirë klonimin e qenve, klonimin e maceve dhe klonimin e kuajve. Në faqen e internetit të kompanisë thuhet se:

Ne ofrojmë një shërbim lider në botë të ruajtjes gjenetike, në bashkëpunim me kompaninë kryesore të klonimit të kafshëve shtëpiake, ‘ViaGen Pets and Equine’. Laboratori në Mbretërinë e Bashkuar pretendon se pasi të ruhen mostrat e kafshës suaj, mund të dërgohen në mënyrë të sigurtë në ‘ViaGen Pets and Equine’ për të përfunduar procesin e klonimit të kafshëve shtëpiake.

Qeni i parë i klonuar në Britani u lind në vitin 2014 dhe u përshkrua si “humbje qesharake e parave” nga gjenetistët. ‘Viagen’ i kërkon 50 mijë dollarë për të klonuar një qen, 30 mijë dollarë për një mace dhe 85 mijë dollarë për një kalë.