Bota

Truss mban fjalimin e parë si kryeministre: Vendi ynë u ndërtua nga njerëz që i bëjnë gjërat!

Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe,  Liz Truss mbajti fjalimin e saj të parë.

Ajo filloi duke thënë: “Sapo pranova ftesën dashamirëse të Madhërisë së Saj për të formuar një qeveri të re. Më pas ajo përmendi ish-kryeministrin Boris Johnson.

“Boris Johnson dorëzoi Brexit, vaksinën Covid dhe iu kundërvu agresionit rus. Historia do ta tregojë se ai është një kryeministër që bëri punë jashtëzakonisht të mëdha. Jam e nderuar të marr këtë përgjegjësi në një moment jetik për vendin tonë”, tha ajo.

“Vendi ynë u ndërtua nga njerëz që i bëjnë gjërat”, tha Truss.

Ajo shton se është “e bindur se së bashku mund të dalim nga stuhia, mund të rindërtojmë ekonominë tonë dhe mund të bëhemi Britania moderne e shkëlqyer që unë e di se mund të jemi”.

Tri prioritetet e saj janë: energjia, ekonomia dhe shërbimet shëndetësore.

Kryeministrja tha se do të sigurohet që njerëzit të mund të sigurojnë konsultat me mjekët dhe të marrin shërbimet shëndetësore që ju nevojiten.

Liz Truss thotë se ajo që e bën Mbretërinë e Bashkuar të madhe është besimi themelor në liri, sipërmarrje dhe lojë të ndershme.