Bota

Trump kritikon Britaninë për mospjesëmarrje në sulmet ndaj Iranit!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish kritikoi Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se marrëdhënia midis dy vendeve “nuk është si më parë”.

Duke komentuar vendimin e Britanisë për të mos marrë pjesë në sulmet e para izraelite dhe amerikane ndaj Iranit, Trump i tha gazetës “The Sun” se Amerika nuk ka nevojë për Britaninë për të kryer operacione ushtarake në Lindjen e Mesme, por shtoi se kryeministri i këtij vendi, Keir Starmer, “nuk ka qenë i dobishëm”.

Gjithashtu, ai lavdëroi Francën dhe Gjermaninë si aleate.

Tani kemi marrëdhënie shumë të forta me vendet e tjera në Evropë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me një konflikt të zgjatur në Lindjen e Mesme. Dëgjoj që njerëzit thonë se do të kemi një luftë të pafundme këtu. Nuk do të keni një luftë të pafundme, tha Netanyahu për Fox Njuz. Ky do të jetë një aksion i shpejtë dhe vendimtar.

Ndërsa Irani përballet me pasojat e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, që kanë vrarë disa e ndoshta edhe dhjetëra  udhëheqës të lartë, Ali Larijani shfaqet si figurë kryesore në pushtetin e mbetur të vendit. Politikan veteran, me një karrierë që përfshin pothuajse gjithë historinë e Republikës Islamike, Larijani u rikthye vitin e kaluar, pas një pushimi relativ e që atëherë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.