Bota

Turisti rrezikon gjobë dhe burg pasi shkarraviti në murin e Koloseut të lashtë të Romës!

Një video që tregon një turist duke gërvishtur në murin e Koloseut të lashtë të Romës emrin e tij dhe të të dashurës, qarkulloi së fundmi në rrjetet sociale dhe u bë virale. “Ivan + Hayley 23” shkruan turisti në mur duke përdorur çelës, ndërsa një kalimtar i rastësishëm e ka filmuar dhe ka postuar videon online.

Në video, një komentues shkruan: “Kjo është çmenduri o njeri budalla”. Përdorues të tjerë nxituan të komentojnë, duke shprehur zemërimin e tyre dhe gjithashtu i kërkuan personit që e postoi që ta dërgonte videon në polici, në mënyrë që të arrestohej.

Nëse arrestohet, ai mund të përballet me një gjobë e cila në të kaluarën ka qenë deri në 17,000 paund. Ai madje mund të përballet edhe me një vit burg. Kjo nuk është hera e parë që turistët gjobiten për vandalizimin e atij që besohet të jetë amfiteatri më i madh në botë.