Celebrities Gossip Showbiz

“Turp”, partnerja e Sinan Hoxhës, Andrra Destani reagon ashpër ndaj lajmeve për ‘skandalin’ e këngëtarit!

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar, të cilët kanë plot 6 vite të martuar së bashku.

Tanimë, ata njihen si një çifti i konsoliduar i showbiz-it, megjithatë kjo nuk i pengon disa portale që të spekulojnë dhe ndoshta të abuzojnë me titujt që vendosin. Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur këngëtarit të mirënjohur dhe rreth kësaj ka reaguar partnerja e tij.

Ky i fundit dhe këngëtarja Yllka Kuqi këtë vit kanë realizuar një popturi së bashku. Nga disa foto të kapura me kënde të qëllimshme gjatë performancës së tyre, disa portale kanë spekuluar se mund të ketë diçka mes tyre duke e konsideruar si ‘skandal’.

Andrra e ka ripostuar këtë lajm duke reaguar ashpër dhe duke e cilësuar si turp një aludim të tillë.

Turp 

Disa muaj më parë, këngëtari i famshëm Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani u bënë prindër për herë të dytë. Dyshja e famshme u bekuan sërish me djalë. Lajmin e bukur të ardhjes në jetë të bebushit të dytë e pati bërë publike vetë Andrra përmes një postimi në Instagram. Më pas, emrin e tij e zbuloi vëllai i madh Ansi i cili gjithashtu ka një llogari në këtë rrjet social dhe herë pas here publikon foto të ëmbla familjare. Asokohe ai zbuloi se vëllai i tij i vogël quhet Ayan.

Rikujtojmë, se djali i parë i Andrrës dhe Sinanit, quhet Ansi dhe ka lindur në maj të 2016-tës.