Celebrities Gossip Showbiz

U “çlirua” përfundimisht nga babai i saj, ja si e feston Britney Spears këtë moment historik!

Babai i Britney Spears, Jamie Spears nuk do të jetë më kujdestari ligjor i vajzës së tij! Ky është vendimi i gjyqtares së Gjykatës së Lartë në Los Anxhelos, Brenda Penny. Një gjë e tillë cilësohet fitore e madhe për këngëtaren e njohur amerikane, e cila kishte përshpejtuar kërkesën për t’u “çliruar” nga babai. 

Menjëherë pas këtij lajmi ylli i popit ka shprehur se ndihet në qiellin e 9-të. Në një postim në Instagram pas vendimit të gjykatës, këngëtarja postoi një video ku shfaqet e ulur pranë një piloti në kabinën e një avioni të vogël dhe shkroi:

Në qiellin e 9-të tani! Hera e parë që fluturoj në një aeroplan! U tremba! Qëndroni njerëz të bukur me klas! Së shpejti fotografi të reja!

Ndërkaq, sa i përket dokumentarit në lidhje me të dhe jetën e saj, artistja është shprehur se shumë çka thuhet aty nuk janë aspak të vërteta. Ajo është shprehur se shumë nga ajo që është shfaqur në dokumentarin e ‘New York Times’ me titull “Controlling Britney Spears” nuk është e vërtetë.

Por këngëtarja 39-vjeçare nuk sqaroi se cilat pjesë nga dokumentari ishin të rreme apo të pavërteta. Së fundmi ka reaguar dhe i fejuari i Britney Spears, Sam Asghari mbi dokumentarin e ri duke u shprehur se dokumentarët paraardhës lanë një shije të keqe. Theksojmë, se para disa ditësh, ylli i popit zbuloi lajmin e lumtur përmes rrjetit social Instagram, se ishte fejuar me të dashurin e saj Sam Asghari, teksa tregonte unazën e fejesës me diamant.